Mjeku shqiptar flet nga Spanja dhe ben deklaraten e forte qe prisnim te gjithe. Virusi nuk eshte me…..

9419
0

Gjatë një intervistë për “Abc-ja e Mëngjesit”, mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda foli për situatën e pandemisë.

Në Spanjë kanë nisur protestat kundër masave kufizuese të ndërmarra. Mjeku shpjegon se masat janë të domosdoshme dhe nuk janë si kufizimet e periudhës së karantinës mars-prill.

Ka një sistem kufizimesh për lë ikjet e pajustifikuara, nuk flasim për kufizim që ka qenë në mars. Megjithatë kjo ka bërë që njerëzit të protestojnë. Ata po fillojnë të ngelen pa punë dhe kufizohen liritë e njerëzve. Situata në Madrid është se kemi mbi 500 banorë për 100 000 që janë të infektuar.

Unë jam dakord me masat që po merren në Madrid, duhet të kufizohen grumbullimet e madh, të mbyllen diskotekat”, u shpreh ai.

Më tej, mjeku foli edhe për një çështje të rëndësishme atë të përdorimit të maskave. Sallabanda theksoi se maska duhet të ketë patjetër filtër dhe për pasojë maskat copë nuk të mbrojë.

“Maskat kanë hapur një diskutim të madh. Problemi është që maskat na mbrojnë jo vetëm nga Covid, por edhe nga gripi i zakonshëm. A janë maskat me copë të mira? Unë mendoj se jo. Maska duhet të ketë filtrin brena që të na mbrojë. Unë rekomandoj mbajtjen e maskave në ambiente publike, ku nuk mund të mbajnë distancën”, u shpreh ai.

Sallabanda shtoi më tej se tani që po futemi edhe në sezonin e gripit situata do të jetë edhe më kritike. Sakaq, mjeku thotë se Covid-19 tani përhapet më shpejt, por nuk ka të njëjtën peshë virale siç e kishte në fillim.

“Në shtator është rritur numri i të infektuarve nën 18 vjeç. Këta shkojnë në shtëpi dhe infektojnë prindërit. Ky është një problem. Unë nuk mund të kalkuloj për rrezikun e gripit. Prandaj duhet që të marrim masa sepse mund të kolapsohet sistemi. Duhet të marrim masa.

 Nuk është aq agresiv sa në fillim. Përhapet më shpejt, por nuk ka atë peshë virale. Me temperaturat e larta virusi pësoi mutacion. Ne nuk e dimë çfarë mund të ndodhë në nëntor, prandaj duhet të jemi të përgatitur”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.