Mjeku dhe 2 infermiere preken me koronavirus, mbyllet Konsultori i Fëmijës

261
0

Eshtë mbyllur Konsultori i Fëmijës në qytetin e Pogradecit pasi një mjek dhe dy infermiere të këtij institucioni, kanë rezultuar me Koronavirus. Nga hetimi epidemiologjik, ISHP ka arritur në përfundimin se virusi në Pogradec ka shkuar nga Tirana, pasi njëra prej të infektuarave ka takuar vajzën që jetonte në kryeqytet.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të shtunë 53 raste të reja me Koronavirus, me 26 raste vetëm në Tiranë. Shpëndarja gjeografike e rasteve të tjera:  6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 në Fier dhe Pogradec, nga 2 në Kukës dhe Lezhë dhe një rast në Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.