Fusin letra sekrete në mur kur ishin fëmijë, gruaja nuk mban dot lotet kur i gjen pas 30 vitesh

199
0

Kimberley Colbeck, 36 vjeç ka mbushur syte në lot, pasi zbuloi disa shkrime sekrete që ajo ka shkruar së bashku me motrën dhe vëllain e saj në vitin 1987 dhe i kishin fshehur në një mur të shtëpsë së tyre të vjetër.

Një ndërtues që po merreshe me rikonstruktimin e shtëpisë, ka gjetur letra të shkruara 30 vite më parë nga 3 fëmijët e familjes Andrew 13 vjeç, Christopher 8 vjeç dhe Kimberley e cila ishte vetëm 3 vjeç.

Kimberley e emocionuar nga këto gjetje, i ka publikuar në “Facebook”.

“Unë qava kur pashë për herë të parë këto shënime. Vëllai im i madh Andrew vdiq me fat të keq dy vjet më parë. Ishte vërtet emocionuese të shohësh shkrimet e tij.”

Njëra prej letrave ishte fshehur në një shishe qelqi të vogël. Ata kishin shkruar emrat, moshat dhe datën që ndodheshin momentalisht në atë kohë.

Mesazhi  që Andrew kishte shkruar: “Sot është Dita e Shën Valentinit 14/2/89” dhe dita e ditëlindjes sime.

Familja Colbeck u zhvendos nga shtëpia në 2013, por ajo vazhdon të mbajë kujtime të shumta nga fëmijëria e Kimberley.

“Do ja tregoj këto letra babait tim, i cili ka probleme të shëndetit mendor. Shpresoj t’i kujtohet diçka” është shprehur Kimberley .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.