Mjeku Alimehmeti jep lajmin e shumepritur: Studimet e fundit në Izrael dhe SHBA tregojne se..

498
0

Personat që e kanë kaluar koronavirusin janë të mbrojtur dhe nuk kanë nevojë të vakinohen. Ky eshte perfundimi i studimeve te fundit në Izrael dhe SHBA sipas mjekut epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i cili në një intervistë për Tv Klan u shpreh se studimi doli në përfundimin se vak sina nuk na mbron 100%, ndaj nuk ka asnjë benefit që personat që e kanë kaluar COVID-in të vaksinohen.

“Tek këta njerëz që e kishin kaluar asnjë nuk u infektua, ndërkohë që kishte njerëz që nuk e kishin kaluar. Ata të pavaksinuar kishin numrin më të madh që u infektuan 99,3% dhe vetëm 0.7% ishin persona që nuk e kishin kaluar dhe që ishin vaksinuar dhe në këtë rast del që vaksina s’na mbulon 100% dhe po këta autorë dalin dhe thonë se nuk gjejmë asnjë benefit për personat që e kanë kaluar që dhe të vaksinohen”, tha Alimehmeti.

Sipas tij, politikat e vaksinimit duhet të rishikohen, pasi po vaksinohen në masë personat që e kanë kaluar koronavirusin.

“Në qoftë se prioritizonim ata që s’e kanë kaluar dhe vaksinojmë ata të parët shtojmë imunitetin kolektiv sepse ne aktualisht kemi një mbivendosje të personave që e kanë kaluar dhe janë vaksinuar”, shtoi mjeku.