Mjekja shqiptare tregon cilat jane vaksinat më efikase, ja ku renditet ajo kineze

1047
0

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg diten e sotme gjatë një lidhje “Skype” për “Wake Up”, renditi vaksinat sipas efikasitetit dhe rëndësisë.

“Duke u bazuar tek të dhënat që kemi nga studimet e bëra mbi këto vaksina dimë që BioNTech shënon një efikasitet 95%, pra deri tashmë është vaksina më e sigurt.

Por njëkohësisht ka edhe çmimin ndër më të lartët. Pastaj vjen Moderna me një efikasitet që shkon deri në 93%, pastaj është AstraZeneca që ka një efikasitet që shkon deri në 86%.

Më pas vjen vaksina ruse, që ndryshe nga vaksina kineze ka disa data transparente, të cilët ne si mjekë dhe akademikë mund t’i referohemi. Efikasiteti i saj shkon në mbi 80%.

Ndërsa vaksina kineze, vetëm në bazë të të dhënave që kemi nga vaksinimi i popullatës, ku kjo vaksinë është dhënë si donacion, janë 70 vende që e kanë dhënë tashmë vaksinën kineze, vijon efikasiteti nga 55% deri në 85%, Pra, kjo është radha e efikasitetit dhe tolerancës për të gjitha vaksinat që ekzistojnë.

Dua të theksoj se patjetër EMA është një strukturë kompetente dhe neutrale, por njëkohësisht e ka monopolizuar pak këtë licencimin, kështu që shumë vende do vendosin ta marrin vaksinën edhe nëse nuk është vula e EMA”, bëri të ditur mjekja shqiptare në Gjermani.