E undit/ Mbyllet spitali Covid 4 në Tiranë

457
0

Ditët e fundit në Shqiperi është regjistruar një rënie e numrit të personave të infektuar me Covid-19, çka është reflektuar edhe në shtrimet në spitale.

Si rezultat i kësaj, bëhet e ditur se është mbyllur spitali Covid/4, i cili trajtonte pacientët me koronavirus, por në gjendje më të lehtë.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit ishte: U kryen 3024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.