Mjekja shqiptare ne Gjermani tregon për pikun e koronavirusit në Shqipëri: Ja gabimi i madh që po bëjmë

596
0

Mjekja shqiptare me banim ne Gjermani Aurora Meta Dollenberg ka folur ditën e sotme për situatën e pandemisë në Shqipëri. Mjekja e cila është edhe kryetare e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë tha se Shqipëria është duke e përjetuar pikun e pan demisë tani, dhe jo në mars e prill, siç e përjetuan vendet evropiane.

“Ne po e përjetojmë pikun tani dhe jo atëherë kur u ndërmorën masat. Personalisht kam përgëzuar masat që u ndërmorën. Kemi dalë nga masat shtrënguese me të njëjtin intensitet siç hymë në izo lim, me mendimin që ja dolëm dhe u harrua disi. Popullata duhet të bëj diçka, qeveria duhet të bëj diçka për të ndërgjegjësuar të gjithë strukturat për epideminë”, tha ajo në një intervistë për abcneës.

Ndërkaq, mjekja tha se shqiptarëve disiplina u duket e tepruar dhe ky është gabimi jonë i përbashkët. Ajo shtoi se maska duhet të jetë detyrim për t’u mbajtur nga qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.