I nxehti saharian përfshin Shqipërinë, kulmi ne 10-ditëshin e parë te korrikut, ja cfare thote sinoptikanja

1014
0

Ditët e para të muajit korriku kanë nisur me temperatura mjaft të larta, dhe sipas parashikimeve të sinoptikanëve kjo do të përfshijë komplet 10 ditëshin e parë.

Temperaturat pritet të shënojnë mbi 38 gradë celsius, si pasojë e të nxehtit saharian.

Sinoptikania tha për RTSH:

Duke nisur nga sot deri në ditët e fundit të maujit, pritet të ketë një avancë të të nxehtit nga Saharaja që ka sjellë një rritje të temperaturave. Por mund të themi se deri ditën e martë në zonat malore do ketë prani të paktë të reshjeve të shiut në formën e stuhive të izoluara. Ndërsa nga dita e mërkurë dhe fillimi i muajit korrik, deri javën e parë pritet të jetë vala e parë e të nxehtit nga Saharaja e cila do përfshijë gjithë territorin e vendit Temperaturat në zonat malore do arrijnë deri në 35 gradë, ndërsa bregdeti dhe zonat qendrore do i kalojnë 38 gradët.

Ajo shtoi se kulmi i temperaturave të larta do të shënohet pikërisht në 10 ditëshin e parë.