Mjekja: Kujdes, peshku harabel rrezik per pushuesit

1116
0

Mjekët e Qendrës Shëndetësore në bregdetin e Darzëzës në Fier tregojnë se ditët e fundit po përballen me nje numer te mash pacientësh

“Dihet që nxehtësia ndikon shumë tek të sëmurët kardiakë dhe kanë probleme të sëmundjes. Problem tjetër kanë qenë edhe mby tjet. Kemi pasur rastet fatalitet dhe dy raste që kanë shpëtuar,” thotë mjekja Inva Sulejmani.

Problem në këtë zonë mbeten rojet bregdetare pasi është një plazh kryesisht publik. Dhe në të patrullojnë vetëm efektivë policie që nuk janë prezent për të dhënë ndihmë pushuesve sa herë kanë nevojë.

Gjithashtu mjekia Inva Sulejmani thotë se peshku harabel dhe gaforret ditët e fundit kanë lënduar pushuesit.

Përveç temperaturave të larta, në plazhin e Darzezës në Fier është shoqëruar edhe me pickimet e të ashtuquajturit “peshku harabel” si dhe të gaforreve duke u  kthyer në një rrezik për pushuesit dhe vizitorët që zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh ranor. Kontakti me këtë lloj peshku shkakton dhimbje të forta, madje dhe paralizë të pjesshme të trupit për 24 orë.

Janë gjallesa që me anë të pickimit infektojnë njeriun, dhe në mungesë të një ndihmë të shpejt, mund të shkaktojnë fatalitete. Mjekja e Qendrës Shëndetësore verore në Darzezë, Inva Sulejmani tregon se këtë vit sezonal ka patur një fluks të shtimit të rasteve të pickimeve nga peshku harabel, sidomos tek fëmijët. “Problematikat më të mëdha që kemi patur në këtë sezon veror janë rastet me fëmijët e vegjël, sidomos pickimi nga peshku që njihet në këtë zonë si peshku harabel, pickimet nga gaforret”, tha mjekja.