Mjekët në Wuhan filmohen fshehurazi, habisin me deklaraten qe thonë: Na porositen qe..

436
0

Mjekët kinezë janë filmuar fshehurazi teksa pranojnë se ishin në dijeni të rrezikut të madh që paraqiste koronavirusi i ri kur filloi të bënte kërdi në Ëuhan, por ata shprehen se u ishte thënë “që të gënjejnë për këtë”.

Sipas mediave britanike, profesionistët mjekësorë në Ëuhan thonë se e dinin për vdekjet nga virusi që në dhjetor të vitit 2019, por ishte mesi i janarit të vitit 2020 para se Kina të informonte për herë të parë OBSH-në për një fatalitet.

Ata gjithashtu e kuptuan që virusi po kalonte mes njerëzve, por spitaleve u tha ‘të mos thoshin të vërtetën’ dhe thirrjet për të hequr dorë nga festimet e Vitit të Ri Hënor u refuzuan sepse autoritetet donin të “paraqisnin një shoqëri harmonike dhe të prosperuar”.

Dëshmia e re, e cila do të transmetohet sonte në një dokumentar të ITV të quajtur “Shpërthimi: Virusi që tronditi botën”, vjen përballë mohimeve të Kinës se ajo fshehu epideminë në ditët e saj më të hershme.

Kjo vjen gjithashtu në mes të presionit në rritje ndaj Kinës pasi një panel i mbështetur nga OBSH tha të hënën se Pekini ishte shumë i ngadaltë për t’iu përgjigjur shpërthimit, disa ditë pasi SHBA botoi pretendime të reja që sugjeronin se virusi mund të kishte dalë nga një laborator i Ëuhanit.

Dokumentari gjithashtu shton një numër në rritje të provave se Kina gënjeu botën për fazat e hershme të shpërthimit të coronavirusit, duke e lejuar atë të shndërrohej në një pandemi globale.

Për herë të parë Kina e informoi OBSH-në për 27 raste të sëmundjes së panjohur më 31 dhjetor 2019, pa raportuar vdekje deri në mes të janarit.

Por mjekët kinezë të filmuar fshehurazi nga një gazetar thonë se ata e dinin më parë se virusi ishte vdekjeprurës, shkruajnë mediat britanike.

Një mjek tha: “Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt që unë njoh vdiq nga ky virus. Shumë nga ata që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh”.