Mjekët në Vuhan të shqetësuar, personat e shëruar po rezultojne perseri te infektuar

949
0

Ne Vuhan, aty ku koronavirusi doli për herë të parë në dhjetor, ka një numër në rritje të rasteve ku njerëzit e shëruar nga koronavirusi, rezultojnë perseri pozitiv pa shfaqur simptoma.

Kjo sipas mjekeve kinez, është një nga sfidat më të mëdha teksa vendi kalon kështu në një fazë të re të betejës për izolimin e virusit.

Sipas portalit The Guardian, mjekët shprehen se pacientët fillimisht rezultuan negativ për virusin në një moment pasi u shëruan, por më pas rezultuan përsëri pozitiv, pas rreth 60-70 ditësh më vonë.

Perspektiva e njerëzve që rezltojnë pozitivë pësëri për virusin dhe për këtë arsye potencialisht infektiv, është një shqetësim ndërkombëtar, pasi shumë vende po kërkojnë të heqin masat bllokuese dhe të rifillojnë aktivitetin ekonomik pasi të ngadalësohet përhapja e virusit.

Qeveria kineze nuk ka publikuar te dhena të sakta se sa pacientë bien në këtë kategori. Por të dhënat nga spitalet kineze të bëra të ditura për Reuters, si dhe në raportet e tjera të mediave, tregojnë se ka të paktën dhjetëra raste të tilla.

Sipas Reuters raportohet se një person në Wuhan, i cili ishte rreth të 50-ave, ishte akoma pozitiv me Covid-19 prej më shumë se dy muajsh pasi kishte rënë në kontakt me virusin për herë të parë.

Ai ishte kuruar në dy spitale para se të transferohej në një qendër karantine të vendosur në një grup blloqesh apartamentesh në një pjesë industriale të Vuhan.