Aplikacioni “WhatsApp” shton opcionin e ri që të gjithë e prisnim

615
0

Në këto ditë izolimi, ne pamundesi per tu takuar, njerëzit flasin më shumë me njëri-tjetrin

Një prej mjeteve me te perdorura te komunikimit ditet e sotme është padyshim “WhatsApp”, i cili për t’iu ardhur më shumë në ndihmë përdoruesve të tij, ka menduar të shtoje nje opcion mjaft të rëndësishëm.

“WhatsApp” ka njoftuar se shumë shpejt do te mundemi të bëjme një telefonatë në një grup me 8 pjesëmarrës (4 pjesëmarrës ishte kufiri i mëparshëm)

Programi ka shtuar numrin e pjesëmarrësve në një thirrje në grup me video dhe audio.

Ky opcion nuk është ende e aksesueshme, por pas testimit, do te jete ne perdorim si per iOS ashtu dhe Android.

Ju mund të shtoni deri në 7 pjesëmarrës, që bëhen gjithsej 8 kur llogaritni veten.

Me shtimin e më shumë pjesëmarrësve, aplikacioni po mundohet të konkurrojë aplikacione të tjera si Zoom dhe Google Meet.

Një nga kushtet e vetme që duhet të plotësohet eshtë që të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë versionin e fundit të “WhatsApp”.