Mjaft më ditë të ngrohta, çfarë do të ndodhë me motin pasditen e sotme

526
0

Pjesa e parë e ditës së sotme sipas parashikimeve do të mbizotërohet nga kthjellime në të gjithë vendin, por pasdite pritet te ketë kalime vranësirash të lehta në vend, ku më të theksuaa paraqiten në skajin Verior të vendit duke lënë zonat Jugore dhe Qëndrore ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të kenë rënie të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 °C deri 25°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.