Mjaf i hëngrët Luleshtrydhet “e bukura”! Po bëni gabimin e madh. Paralajmërimi nga Mjekja: Përdoren 4 lloje pesticidesh që..

Mëngjesin e kësaj të premteje në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte e ftuar mjekja Suela Xhufi. Marrë shkas nga lajmi i tregtimit të mandarinave me pesticide në vendin tonë, ajo u ndal më së shumti tek efektet anësore që kanë pesticide të tilla tek organizmi i njeriut.

Sipas saj mandarinat nuk janë i vetmi produkt me pesticide që tregtohen. Ajo vendosi theksin tek patatet, produktet e tjera bujqësore apo dhe luleshtrydhet. Suela Xhufi tha se për “bukurinë joshëse” të luleshtrydheve përdoren katër lloje pesticidesh të dëmshme.

“Po dhe tek luleshtrydhja! Kush flet për luleshtrydhen?! Luleshtrydhja që të bëhet ashtu e bukur, duhen katër lloj pesticidesh, që i hidhet për aromën, për ëmbëlsinë, për t’u rritur për një kohë të shkurtër”, tha mjekja.

Shkurtimisht ajo u ndal edhe tek efektet afatgjata që japin këto pesticide tek njerëzit. Edhe pse janë shumë të ngjashme me simptomat e gripit, Suela Xhufi thotë se në asnjë rast nuk duhen neglizhuar.

“Fillimisht tek disa pacientë mund të shohim një çrregullim të të parit. Bëhet një shikim i turbullt. Mund të kemi dhimbje koke, diarre, të vjella ose dhe lodhje muskulore, jep dobësim. Megjithëse ka raste që ngatërrohet dhe me virozat sezonale. Këto janë shenja klinike që mund të shohim”, përfundoi mjekja.

Latest articles

Related articles

spot_img