Mandarinat me pesticide, mjekja ngre alarmin: Ja efektet anësore tek qytatarët..

Suela Xhufi në “Aldo Morning Show”.

Në Dhjetor të vitit të kaluar në vendin tonë u sekuestruan mbi 2 ton mandarina, pasi kishin përmbajtje të pesticideve të rënda për shëndetin. Një lajm që shqetësoi jo pak qytetarët. Megjithëse u “garantua” se në tregun vendas nuk ishte shitur asnjë kokërr mandarinë me të tilla pesticide të dëmshme, por në të vërtetë nuk rezultoi kështu.

Pasi para pak ditësh u bë i ditur lajmi i arrestimit të 3 personave të cilët kishin futur në tregun shqiptar mbi 10 ton mandarina me pesticide që ktheu Kroacia.

E ftuar në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan mjekja Suela Xhufi informoi publikun për efektet anësore që kanë të tilla pesticide në organizmin e njeriut. Fosmedi i cili është një prej pesticideve të rënda që u gjet dhe te mandarinat, ka efekte të rënda anësore veçanërisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Sipas mjekes konsumimi i vazhdueshëm i produkteve me përbërje të këtyre pesticideve japin çrregullime të shëndetit mendor, ulje të imunitetit dhe përqendrimit si dhe obezitet.

“Fosmedi futet në kategorinë e grupit të parë të rrezikshmërisë. Janë pesticide që nuk duhen përdorur si në BE dhe SHBA. Tani ka dy nivele të vlerësimit. Vlerësimi i intoksikimit akut që në këtë rast ne nuk e kemi sepse do ishte sasia shumë e madhe. Varet nga koha e ekspozimit dhe sasia e ekspozimit. Ndërsa në rastin siç është tani, ekspozim kronik, në këto raste rreziku më i madh është tek fëmijët dhe gratë shtatzëna. Tek të rriturit dhe adultët të cilët kanë një shëndet shumë të mirë, nuk do të kemi efekte anësore të cilat do të ndikojnë në mënyrë direkte, për momentin. Por, nëse ato vazhdojnë dhe merren si sasi, patjetër që po. Nëse do të flasim për gratë shtatzëna, një efekt kryesor është efekti neurologjik tek fëmijët, pra mund të rrisë autizmin. Ndërsa tek mosha e adoleshentëve mund të shohim një ulje të zhvillimit cerebral duke ulur inteligjencën, rrit deficencat e vëmendjen, kemi çrregullime endokrinologjike sidomos tek femrat. Nëse pacienti merret për një kohë të gjatë këtë lloj pesticidi. Japin çrregullime endokrine, ulje të sistemit imuniutar dhe nëse merren për një kohë të gjatë japin dhe obezitet. Në fakt kjo është një gjë që nuk është vetëm sot, unë mendoj se ne kemi intoksikim edhe në elemente të tjera që ne përdorim. Pra e kemi jo vetëm nga produktet që ushqehemi”, tha mjekja.

- Advertisement -

Tronditet Franca! Arrestohen gjyshërit dhe dajat 2 vjet pas vdekjes së vogëlushit, ja cfarë u zbulua

Kanë marrë një kthesë dramatike hetimet për historinë e vogëlushit Emile Soleil, djalit dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë godet një tjetër shtet..

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter goditi Zelandën e Re. Tërmeti u regjistrua në orën 14:43 me orën lokale. Sipas...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja me sa blihet sot Euro dhe Dollari

Sot, më 25 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë. Franga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.