Mirush Kabashi rrëfen për herë të parë historinë prekëse të djalit invalid: M’u duk vetja shumë i vogël

677
0

Në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në News24 ishte dhe aktori i njohur Mirush Kabashi, cili vlerësoi iniciativën e emisionit për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kabashi u shpreh se shqiptarët e kanë treguar humanizmin e tyre dhe Nënë Tereza s’është rastësisht shqiptare. Ai rrëfeu edhe një histori prekese që i kishte ndodhur me një adoleshent që ecte me karrocë, pasi nuk i kishte këmbët.

“Kam pasur një problem timin dhe isha në Dajt. Duke ecur kur dëgjoj një adoleshent që ishte me karrocë, pasi nuk ecte dhe që thërriste: ‘o xhaxhi xhaxhi…”. I thashë nuk kam para të vogla dhe vazhdova rrugën, por ai vazhdonte të thërriste. Më pas unë u ndala dhe ai më dhuroi një mollë dhe më tha se më kishte parë në një film. Më besoni se mu duk vetja milingonë në atë moment. Pra kur të vijë çështja për ndihmë ne duhet të japim për të tjerët”- tha aktori i madh Mirush Kabashi.

Video