Kryebashkiaku i Tepelenës nderon me grusht dhe këndon për Enver Hoxhën (Video)

522
0

Nje video eshte shpërndarë nga kryebashkiaku i Tepelenës, Termet Peci, teksa i këndon Enver Hoxhës nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në darkën e shtruar prej kryebashkiakiut të PS, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti.

Nga pamjet e publiuara në Facebook-un e Tërmet Peci, shihet sesi ai e shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bëncës, i cili njiohet si përkrahës i Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.