Skip to content

Mira Murati: Ja sa është pasuria dhe sa fiton me startup-in e saj AI

    Mira Murati, inxhinierja shqiptare-amerikane dhe ish-CTO e OpenAI, është një nga figurat më të shquara në industrinë globale të inteligjencës artificiale. Në vitin 2025, pasuria e saj personale është vlerësuar në rreth 1.4 miliardë dollarë, kryesisht falë aksioneve në startup-in e saj të quajtur Thinking Machines Lab, një kompani e fokusuar në zhvillimin e sistemëve të avancuar të AI-së për bashkëpunim njerëzor.

    Startup-i i saj, Thinking Machines Lab, mori një investim rekord prej 2 miliardë dollarësh në një raund investimi që vlerësoi kompaninë në 12 miliardë dollarë. Ky investim tërhoqi vëmendjen e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë, ndër të cilat Nvidia, Andreessen Horowitz dhe Cisco.

    Murati besohet se ka një pjesëmarrje rreth 14% të aksioneve të kësaj kompanie, që ia vlerësojnë pasurinë në rreth 1.4 miliardë dollarë

    Murati ka një karrierë të shquar që përfshin pozicione udhëheqëse në kompani si Tesla dhe Leap Motion përpara se të bashkohej me OpenAI. Gjatë kohës së saj në OpenAI, ajo ka qenë një nga arkitektet kryesore të sukseseve si ChatGPT dhe DALL-E. Në shtator 2024, ajo la OpenAI-n për të ndjekur rrugën e vet sipërmarrëse transmeton shqiptari.net.

    Ndërsa pagat e CTO-ve në kompanitë më të mëdha të AI-së janë rreth 450,000-500,000 dollarë në vit, pasuria dhe ndikimi i Muratit janë kryesisht të lidhura me aksionet e saj dhe suksesin e startup-it. Ajo ka refuzuar oferta miliardëshe nga kompani të mëdha të teknologjisë, duke treguar përkushtimin për të ndërtuar diçka të qëndrueshme dhe inovative.

    Ky sukses i Muratit jo vetëm që e vendos atë si një nga shqiptaret më të suksesshme në botë, por edhe një nga gratë më të fuqishme në industrinë globale të teknologjisë, duke hapur rrugën për gjeneratat e ardhshme të inxhinierëve dhe sipërmarrësve shqiptarë./shqiptari.net/