Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka folur per rreziqet e hapjes së shkollave gjate pandemisë ndërsa ka folur edhe mbi skenarët e mundshëm për rrezikun nga COVID-19.
“Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun.
Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, tha Manastirliu.
Më tej Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se nëse merren masat e duhura ka pak gjasa që shkollat të kthehen në vatra infektimi.
“Të dhënat e deritanishme tregojnë se transmetimi në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masa, ka pak gjasa që këto mjedise të kthehehen në vatra infektimi, siç janë vendet me densitet të lartë”, u shpreh Manastirliu duke deklaruar se në të gjitha shkollat ka një koordinator shëndeti, që mban lidhjen me strukturat e shëndetësisë.