Cili prej ketyre djemve në foto është Bes Kallaku?

361
0

Dita e parë e shkollës për këtë vit, ka bërë nostalgjik të gjithë. Disa nga VIP-at shqiptarë janë kthyer pas në kohë dhe kanë publikuar foto nga shkolla fillore. Një ndër ta është edhe aktori Bes Kallaku.

Ai ka publikuar një foto nga klasa e parë me shokët e tij në shkollë në Fush-Krujë. Besi shihet mjaft i qeshur dhe i veshur me një këmishë policie.

“Urime ditën e parë të shkollës së gjithë atyre dashurive që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

At Zef Pllumi thoshte që këtij populli i duhet ndërruar truni, e truni ndërrohet vetëm me arsimim dhe shkollim. (Foto nga dita e parë e shkollës në Fushë Krujë). Zoti ju rujt!”, ka shkruar Besi në foton e publikuar në “Instagram”.