Ministrja njofton masat e reja lehtesuese që nisin nga sot. Ja cfare ndryshon

1130
0

Diten e sotme Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë listën e masave lehtësuese të cilat nisin prej dites se sotme.

“Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, shkruan Manastirliu.

-Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbra. Fieri kthehet në zonë e gjelbër.

-Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00

-Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo makinave gjatë javës.

-Nis zhvillimi i procesit mësimor për maturantët

-Hapen muzetë, bibliotekat, arkivat. Lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura.

-Hapen bare/restorante, vetëm për ambiente të hapura.