‘Ndryshon akti normativ’, Ministrja Manastirliu tregon masat drastike: Kush s’e respekton gjobitet..

766
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu gjatë fjalës së saj në Kuvend ka apelur edhe njëherë për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe bizneseve për zbatim të rregullave të distancimit social dhe të higjienës për të shmangur përhapjen e pandemisë.

“E rëndësishme për t’u theksuar është ndërgjegjësim, ndërgjegjësim, ndërgjegjësim për të gjithë qytetarët që sjellja individiale në raport me këtë virus është esenciale. Ndaj jo vetëm për faktin që shëndetësia është në gatishmëri, mjekët, infermierët, personeli shëndetësor janë duke sakrifikuar dhe duke u përballuar me flukse të shtuara, por të mendojmë më shumë për veten të afërmit, dhe se sjelljet individuale në këtë normalitet të ri të mundet t’i kthejmë në zakone të jetës tonë të përditshme. Të mos lejojmë që ky virus të bëjë që sistemi shëndetësor të vuajë”, tha Manastirliu.

Sakaq ministrja ka prezantuar edhe dy ndryshimet në aktin normativ. Këto ndryshime në aktin normativ sipas saj do të sjellin vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID19.

Manastirliu u shpreh se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizie. Nëse kjo distancë nuk respektohet  në largësinë 2 metra do të vendosen gjoba.