Ministrja Manastirliu njofton vendimet e fundit dhe heqjen e disa kufizimeve

1695
0

Pas uljes së shifrave , komiteti teknik i eksperteve ka kthyer studentët në auditorë , heq karantinen për ata që vinin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ,ndonëse këtij vendimi i skadoi afati por nuk ndryshoi orën policore.

Vendimet e komitetit zgjodhi t’i lexojë vetë ministrja e shëndetësisë.

Incidenca aktualisht është 26 persona të prekur për çdo 100 mijë banorë por ndërkohë ka ende humbje jete për shkak të covid.

Në lidhje me lëvizjen e qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian ,por që kanë bërë vaksinën kineze dhe atë ruse të cilat nuk njihen nga
Agjensia e Europiane e Barnave , ministrja e shëndetësisë shpjegon se është marrë në shqyrtim nga EMA.

Por ndërkohë nuk dihet se kur mund të jetë përgjigja e EMA për vaksinën kineze pasi ajo mund të zgjasë edhe me muaj ndërkohë që Sputnik është marrë në shqyrtim më parë dhe nuk është dhënë ende sinjali i miratimit.