Ministrja habit me deklaraten: Nese merr 140 euro në muaj nuk je i varfër

327
0

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë.

“Ne kemi një përllogaritje të familjes mestare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi. Patjetër kjo shumëzohet me familjen mestare që është 3.5 persona. Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”,-tha Ibrahimaj.

Me këtë llogari që bën qeveria, në Shqipëri nuk paska të varfër.

Kjo është thagma e radhës që bëjnë ministret e kabinetit Rama. Pas Belinda Ballukut që tha “mosp përdorni makina” dhe Bora Muzhaqit që deklaroi se ministret e kanë të detyruar të lëvizin me makinë, deklarata e Ibrahimajt i vë kapakun shkaqeve të krizës në Shqipëri. Ministrat dhe ministret e Ramës jetojnë në një botë tjetër që mesa duket s’ka lidhje me realitetin dhe hallet e qytetarëve.