Ministri grek i paralajmeroi me veton ne BE nese ngrini ceshtjen çame, ja si i pergjigjet Rama

1307
0

Pas seancës parlamentare te dites se djeshme, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur për zgjedhjen e Presidentit dhe deklaratën ‘kërcënuese’ të ministrit grek Dendias.

Z. Kryeminister ka patur një kercenim nga ministri i jashtëm grek, që nese Shqipëria hap cështjen e pronave të çamëve në Greqi, atëherë do ta bllokojë me anë të vetos integrimin europian. Kishit mundësi ta diskutonit këtë ceshtje me ministren e jashtme?

Kryeministri Rama: Nuk dua të bëj deklarata që janë ushqim për median, dua thjesht të them që ne jemi në nje fazë të avancuar dialogu, bashkëpunimi, mirëkuptimi me fqinjët dhe jam i bindur që ne do tja dalim që të realizojmë atë që kemi qëllim që ta çojmë atë marrëdhenie në një nivel tjetër, duke i trajtuar me shumë respekt reciprok të gjitha çështjet e mbetura.