Skip to content

Ministri del pozitiv me Covid-19, e gjithë qeveria futet në karantinë

    E e gjithë qeveria të izolohet, ndërsa parlamenti do të jetë i mbyllur për një javë pasi Ministri irlandez i Shëndetësisë, Stephen Donnelly del pozitiv me Covid-19..

    Ministri Donnelly u ndje keq pasditen e së hënës, ku nga tamponi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

    Në mëngjes ai kishte marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë, çka bëri që të jepet alarmi.

    Që nga Kryeministri dhe deri tek personeli teknik, që të gjithë u izoluan.

    Ndërkohë, ministri i Transportit, Eamon Ryan, ishte në karantinë, për shkak të një rasti pozitiv në familje.