Autoritetet Detare japin ALARMIN: CIKLONI po afrohet me reshje shiu dhe erëra të fuqishme, kujdes në këto zona!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ne vendin tone ka njoftuar se si rezultat i krijimit të një cikloni, me erëra të fuqishme dhe reshje shiu, do të përkeqësohet moti në zonën e Detit Jon në veri.

Ditën e premte vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta me drejtim veri, veri-perëndim dhe veri-lindje.|

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën apel që të gjitha subjektet që ushtorjnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundhsëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Postimi i plotë:

Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Siguria juaj prioriteti ynë!

- Advertisement -

Tronditet Franca! Arrestohen gjyshërit dhe dajat 2 vjet pas vdekjes së vogëlushit, ja cfarë u zbulua

Kanë marrë një kthesë dramatike hetimet për historinë e vogëlushit Emile Soleil, djalit dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë godet një tjetër shtet..

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter goditi Zelandën e Re. Tërmeti u regjistrua në orën 14:43 me orën lokale. Sipas...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja me sa blihet sot Euro dhe Dollari

Sot, më 25 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë. Franga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.