Miliona njerëz në gjithë globin shijuan 104 minutat e hënës së përgjakur

567
0

Eklipsi i hënës së përgjakur ka filluar dhe të parët që kanë arritur ta shohin rreth orës 5:14 të pasdites janë ata që jetojnë në Tajvan, Australi dhe Indi.

Fenomeni i rrallë natyror u pa edhe në Tiranë ku dhjetëra njerëz nxituan të fotografonin me celularët e tyre spektaklin që hëna ofroi në qiell.

I gjithë procesi i eklipsit do të zgjasë për 6 orë dhe 14 minuta dhe do të shfaqet në qiell për pjesën më të madhe të botës.

Thuhet se hëna do të ngjyroset me të kuqe për 104 minuta.

Eklipsi i plotë në Europë dhe në Lindjen e Mesme ndodhi rreth orës 21:00.

NASA njoftoi se kjo dukuri mund të shihet me sy të lirë dhe nuk do të dëmtojë shikimin e askujt.

Faza e plotë e eklipsit u regjistrua nga ora 21:30-23:13 për të kulmuar rreth orës 22:22.

Po në të njëjtën ditë, Marsi është më i madh se kurrë, pasi udhëton pranë Tokës, ndaj vëzhguesit janë në gjendje të shohin si është në të vërtetë planeti i kuq.

Eklipsin e hënës nuk patën mundësi ta shohin banorët e Amerikës së Veriut dhe pjesa më e madhe e Paqësorit.