“Mi ka falur motra”, 480 mijë $ dhe shtëpi në Kanada, gjyqtari Lulo përballë Vettingut

638
0

Sot, procesi i Vetingut, një prej elementëve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, hyri në fazën më vendimtare, atë të nisjes së pastrimit radikal të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Gjyqtari i parë që dha llogari para Komisionit të Vlerësimit ishte Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari Lulo akuzohet për mosjustifikim të të ardhurave, psai nga raporti i ILDKPKI i lexuar në komision, ka rezultuar se ai ka një shtëpi në Kanada dhe një depozitë 480 mijë dollarë kanadez. Avokati i gjyqtarit, Ardian Visha, është shprehur se burimi i pasurisë së gjyqtarit është motra e tij, Drita Lulo, e cila i ka dhuruar shuma parash dhe apartamente, si dhe shumën prej 480 mijë dollarë kanadez, të cilën gjyqtari ia ka marrë hua dhe ia ka kthyer sërish.

“Për periudhën e viteve ’90, kur ishte avokat, është e padrejtë të gjykosh të ardhurat kur zyra e Tatimeve nuk ka të dhënat. Për këtë ILDKP nuk mundet dot të pretendojë se nuk ka burim të ardhurash. Pasuritë e paluajtshme të Lulos janë shtëpia ku banon dhe një zyrë. Është tërësisht një ide biznesi e tij e parealizuar pasuria 480 mijë dollarë në Kanada. ILDKP e kontrollon prej 15 vitesh Lulon dhe nuk gjen asgjë. Ka përpjekje për të ç’varrosur kufoma, për të bërë një gjë të pabërë. Kjo është e palogjikshme për mua. Ka mungesë provash. Paraqita një sërë provash të reja, akte të reja që u pranuan nga trupa gjykuese, që provojnë të ardhurat e motrës së Lulos. Drita Lulo ushtron disa aktivitete, ka përfituar për shkak të marrëdhënies me një firmë”, tha Visha në fund të seancës.

Pas një ore senacë dëgjimore me avokatin Visha, Komisioni i Vlerësimit ka vendosur që vendimin final ndaj gjyqtarit Lula ta marrë ditën e premte më 23 mars, në orën 11:00. Vetë gjyqtari Lulo nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij, Ardian Visha, i cili ka hedhur poshtë raportin e ILDKP për mosjustifikimin e pasurisë.

“Motra i ka dhuruar në 2006 200 mijë dollarë gjyqtarit, pasi është pronare me 33% të një kompanie ndërtimi në kryeqytet. Dy dhurata nga e motra, shumën prej 100 mijë dollarë dhe një zyrë në rrugën e Durrësit për Lulon. Në Kanada Lulo i ka marrë hua 480 mijë dollarë motrës së saj, ka prenotuar një banesë, por nuk e ka marrë atë, duke lejuar rishitjen e saj dhe duke i rikthyer shumën 480 mijë dollarë të motrës. Faktet janë të verifikueshme, pasi Lulo nuk ka shtëpi në Kanada. Gjatë detyrës si gjyqtar Lulo ka shtim pasurie vetëm 100 mijë dollarë të dhuruara nga e motra dhe një zyrë në përdorim”, ka thënë avokati Vishaj gjatë seancës dëgjimore.

Ndërkohë, ky proces i rëndësishëm për drejtësinë shqiptare u ndoq dhe nga ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. E pranishme në seancën maratonë dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët e parë, të cilët po i nënshtrohen Vetingut, ishte edhe përfaqësuesja e ONM, Elka Evnekomva. Ndërkohë, në seancë nuk janë lejuar kamerat, por vetëm gazetarët, të cilët nuk u lejuan të bënin fotografi dhe video, por vetëm raportim përmes mesazheve.

Anëtarja e komisionit, Etleda Çiftja, ka deklaruar se procedurat filluan me një hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës. Ndër të tjera, ajo ka sqaruar se në lidhje me rivlerësimin e pasurisë, ILDKP ka dorëzuar raport, ku theksohet se Fatos Lulo ka mungesë të burimeve financiare të pasurisë dhe ka kryer deklarim të rremë.

fatos lulo
Gjyqtari Fatos Lulo

Disa nga pasuritë e gjyqtarit Lulo: Një apartament te ‘Rruga e Durrësit’, e fituar me kontratë dhurimi. Zyra te ‘Ismail Qemali’, shuma prej 100 mijë dollarë e dhuruar. Depozitë në Kanada 480 mijë dollarë kanadez dhe shtëpi në Kanada.

Nga ana e tij, avokati i gjyqtarit ka hedhur poshtë raportin e ILDKPKI, duke u shprehur se Lulo gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka bërë asnjë shkelje për deklarimin e pasurisë. Më tej, avokati Vishaj fajësoi Tatimet, duke u shprehur se nuk kanë ruajtur të dhënat përgjatë viteve ’90.

Fjala e avokatit të gjyqtarit, Ardian Visha, gjatë seancës dëgjimore:
Për sa i përket kontrollit të figurës profesionale, Lulos nuk i është gjetur asgjë. Reflektimi juaj për pasurinë pasqyron një material të ILDKP. Nuk ka pasur asnjëherë problematik për ILDKP. Për gjithë karrierën, Lulos nuk i është gjetur asnjë shkelje për deklarimin e pasurisë, prandaj bën habi për ne ky raport i ri i ILDKPKI. Lulo ka punuar avokat prej viteve ’90, pse ILDKP e konsideron me të ardhura zero gjatë këtyre viteve? Edhe apartamenti në rrugën ‘Sali Frashëri’ është i justifikuar, pasi këtu banon Lulo. Ka shkresë që Lulo provon të ardhurat, por Tatimet nuk kanë ruajtur të dhënat përgjatë viteve ’90.

Apartament prej 50 mijë dollarë i ka blerë nga të ardhurat si avokat. Motra e tij, Drita Lulo, i ka dhuruar 100 mijë dollarë, pasi këtë shumë e ka të justifikuar nga bizneset e saj. Ndërkohë, Lulo i ka dhuruar në vitin 1997 apartamentin e prindërve. Dy kontrata të tjera që Drita Lulo ka nënshkruar me Fatos Lulon. Raporti si vëlla e motër zhbën akuzën për mosjutifikim të pasurisë që Drita Lulo i ka dhuruar një zyrë vëllait të saj dhe 100 mijë dollarë për shkollimin e fëmijëve.

Motra i ka dhuruar në 2006 200 mijë dollarë gjyqtarit, pasi është pronare me 33% të një kompanie ndërtimi në kryeqytet. Dy dhurata nga e motra, shumën prej 100 mijë dollarë dhe një zyrë në rrugën e Durrësit për Lulon. Në Kanada Lulo i ka marrë hua 480 mijë dollarë motrës së saj, ka prenotuar një banesë, por nuk e ka marrë atë, duke lejuar rishitjen e saj dhe duke i rikthyer shumën 480 mijë dollarë të motrës. Faktet janë të verifikueshme, pasi Lulo nuk ka shtëpi në Kanada. Gjatë detyrës si gjyqtar Lulo ka shtim pasurie vetëm 100 mijë dollarë të dhuruara nga e motra dhe një zyrë në përdorim.

d.c./shqiptarja.com