“Mezi pres ta them..”, Rama jep lajmin e mire: Shumë shpejt nis ..

442
0

Kreu i qeverise, Edi Rama tha diten e sotme se shumë shpejt në vendin tonë do të nisë vaksinimi masiv i popullësisë kundër Covid-19. “Mezi pres të them fjalën e fundit”, u shpreh Rama.

“Dua të gjithë të jenë të sigurt që siç siguruam marrëveshjen me Pfizer jashtë radhe, ashtu sikundër arritëm të fusim në proces dhe të përmbyllim brenda javës së dytë të marsit, vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha, shumë shpejt do të nisim vaksinimin masiv. Është çështje kohe, s’jap dot më shumë detaje, por jemi shumë afër. Mezi pres ta them fjalën e fundit”, tha kryeministri gjatë konferencës me gazetarët.

Gjithashtu, kreu i qeverisë u shpreh se vaksinimi në Britani dhe në Izrael jep shpresë për gjithë botën, dhe tregon se vaksina është “arma e pazëvendësueshme” për të thyer zinxhirin e infeksionit.

“Duke parë çfarë po ndodh në disa vende, që për arsye të fuqisë së tyre, për arsye të pozicionit të tyre të favorshëm, në raport me mbulimin e sigurimit të vaksinës, duke patur parasysh Izraelin dhe Britaninë e Madhe, të cilat po fillojnë të shohin me shumë optimizëm, dalin nga tunelin si pasojë e vaksinimit. Që tani në Izrael ka arritur më shumë se gjysmën e popullsisë. Edhe në Britaninë e Madhe, gjithashtu, ka arritur shifra impresionuese.

Është shumë e qartë që vaksinimi është një armë e pazëvendësueshme për të thyer zinxhirin e infeksionit dhe për të filluar çlirimin e vendit.  Për ta kthyer vendin pa Covid për popullsinë.

Është frymëzuese ajo që po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante pasi e parapagoi trefish, vaksinën nga Pfizer dhe Moderna me procesin e shpikjes, pa pritur që të aprovohet dhe të bëhet funksionale. Izraeli bëri një bast shumë të madh, sot disponon gjithcka i duhet për të vaksinuar popullin e vet”, u shpreh Edi Rama.