Skip to content

Meterologia zbulon DATAT kur do të bierë dëborë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë

    Ditët në vijim pritet që moti të na suprizojë me temperaturat duke na servirur deri në 4 gradë celcius më shumë në vendin tonë.

    Mirëpo, duke filluar nga java e ardhshme sërisht do të kthehet moti i ftohtë dhe temperaturat më poshtë se -10°C.

    Meterologia, Tanja Porja ka thënë se gjatë këtij muaji dëbora do të prekë Shkodrën dhe Lezhën. Sajo tha se shanset janë shumë të mëdha që gjatë periudhës 17-25 Janar, Tirana dhe Durrësi të preken nga reshjet e dëborës. Kjo periudhë do të jetë shumë e ftohtë për gjithë vendin.

    Zona e cila ka më pak mundësi të preket nga reshjet e dëborës është zona poshtë Fierit deri afër Sarandës.

    Përjashtuar këtu Llogaranë e cila dhuron çdo vit një panoramë mahnitëse kur mbulohet nga dëbora.