‘Më mirë të jesh vetëm’, Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrixin?

215
0

Mbrëmjen e djeshme në ‘Big Brother VIP Prime” Donaldi dhe Beatrix folën për krisjen në marrëdhënien e tyre. Beatrix tha se aktori nuk i jep më vëmendje si në fillim, ndërsa ky i fundit e quajti “fëmijë”.

Dyshja kanë biseduar me njëri-tjetrin pas përfundimit të spektaklit. Donaldi i ka kërkuar ta shikojnë lidhjen e tyre kur të dalin jashtë, ndërsa brenda shtëpisë të qëndrojnë të vetëm.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format. Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm. Më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë. Nuk jam unë as robot, as klloun ja ***** r***, kam dhe unë mendjen time”, i ka thënë ai.