Edhe pse jemi në fundin e muajit tetor, moti vijon mbetet me temperaturat verore, deri në 30 gradë celsius. Ky mot mjaft i kthjellët do të vijojë edhe për disa ditë, për t’iu lënë vendin reshjeve të para të shiut të vjeshtës, në fillim të muajit nëntor.
Këto janë parashikimet e meteorologëve të “Meteoalb”, të cilët thonë se ditët e para të muajit nëntor do të shoqërohen dhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave, deri në 6-7 gradë më pak.
“Moti në vijim: kjo fundjavë mbetet me kthjellime por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje. Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor. Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.