Ndryshon ora, ja çfarë duhet të dini

496
0

TË dielën e javës së fundit të muajit tetor, cdo vit ndryshojnë akrepat e orës.

Ora zhvendoset 60 minuta pas, pra ora 3 e mëngjesit do jetë 2 me ndryshimin e ri.

Ndryshimi i njëtrajtshëm i orës në kontinentin Europian filloi në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike për ndricim.

Ndryshimi i këtij viti mund të jetë i fundit në histori, pasi Komisioni Europian ka planifikuar të heq dorë nga ndryshimi i orës, megjithatë pritet të vendoset pas vendimit të 28 shteteve anëtare të BE.