Metereologët britanikë ngrene alarmin per vendi tone: KUJDES! Stuhia do te lere Spanjën, se shpejti kalon në Shqipëri

719
0

Metereologët britanikë kanë dhënë alarmin se stuhia “Filomena” që ka goditur Spanjën pritet të mbërrijë në Shqipëri në javën e dytë të janarit.

Sipas tyre, gjatë javës së dytë të janarit vendet e Ballkanit do të përballen me reshje të mëdha shiu dhe dëbore, ku fillimisht do të preken Shqipëria dhe Greqia.

Prej ditësh situata në Madrid paraqitet shumë e rënduar, pasi trashësia e dëborës ka arritur në disa dhjetra centimetër, më e madhja në 40 vitet e fundit.

Ndërkohë edhe vendi ynë është në një situatë të rënduar për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë vështirësuar jetesën e qytetarëve dhe kanë përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash.