Lumi del nga shtrati, Braçe u bën thirrje banorëve: Largohuni MENJËHERË

328
0

Prurjet e lumit Shkumbin po sjellin rrezik për banorët në disa fshatra pasi lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në Papër dhe si pasojë janë përmbytur disa lokale, banesa dhe toka bujqësore.

Nga reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë natës lumi është fryrë në pikat e tij maksimale dhe situata paraqitet serioze.

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje që çdo banor i Tërbufit, Çerma e Sipërme, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj të largohet menjëherë vetë dhe të largojë edhe bagëti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe lajmëron qytetarët që të heqin çdo gjë nga toka buzë lumit e deri në argjinaturë.

Postimi i plotë:

Shkumbini po sjell rrezik!

Prurjet e lumit Shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde!

Çdo banor i Terbufit nga Çerma e Siperme ne Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!

Tani!

I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze Shkumbinit nga Papri ne Peqin, Rrogozhine!

Edhe nje here;

Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani!