Meta ‘ngre’ shtetin në këmbë: Termet Apokaliptik pritet të godasë Ballkanin . I gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë

1124
0

Presidenti Ilir Meta ngre alarmin për një tërmet “apokaliptik” që sipas sizmiologëve pritet të godasë Ballkanin.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Meta thotë se bazuar në deklaratat e sizmiologut grek Akis Tselentis, Ballkani do të goditet nga një tërmet 30 herë më i fuqishëm se ai që ra pak ditë më parë në Athinë.

Meta kërkon të dijë nëse qeveria është e informuar për deklaratat e Tselentis, dhe nëse autoritetet shqiptare janë të përgatitura për një goditje të tillë sizmike. Kreu i shtetit shprehet i gatshëm të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me këtë çështje.

Çfarë ka deklaruar Tselentis:

Pas tërmeteve të fuqishme 3.9 dhe 4.2 ballë të shkallës Rihter, që tronditën zonën bregdetare të Zakynthos dhe Athinën, sizmiologët kanë dhënë alarmin për të tjera lëkundje.

Sipas shefit të Institutit të Gjeoshkencës në Greqi, Akis Tselentis, këto tërmete të forta vijnë si pasojë e tërmetit 5.1 ballë, që tronditi kryeqytetin grek më 19 korrik.