Mesohet shkaku i rënies së teleferikut në Itali

629
0

Sistemi i frenimit emergjent te teleferikut në Piemonte ka dështuar tha kryeprokurorja e çështjes, Olimpia Bossi në një deklaratë për mediat.

Sipas autoriteteve frenat duhet ta kishin mbajtur kabinën të qëndrueshme edhe pse një nga kabllot u prish. Në vend të këtij veprimi, teleferiku rrëshqiti prapa derisa u godit me një shtyllë dhe më pas u rrokullis në tokë.

Teleferiku, i cili kishte një kapacitet maksimal prej 35 personash, lidhte vendpushimin e Stresas të Liqenit Maggiore me majën e malit Mottarone në rreth 1.500 metra mbi nivelin e detit.

Qyeteti Stresa e shpalli të hënën një ditë zie për qytetin.