Mesohet data, ja kur Gjermania hap kufijtë për shqiptarët

665
0

Tashme shteti gjerman ka vendosur të hapë hap pas hapi kufijtë, ne fillim me disa nga vendet fqinje, si Francën, Zvicrën dhe Austrinë qe ditën e shtunë, madje edhe me Luksemburgun, po ashtu pritet që së shpejti të ketë heqje të kontrolleve kufitare edhe me Danimarken.

Keto lehtesime te masave madje edhhe disa te tjera i bëri të ditur ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer, të mërkurën në Berlin gjatë një konference shtypi, pas mbledhjes se kabinetit te kancelares Angela Merkel.

Mirepo per vendet e treta, ku hyn edhe Ballkani Perendimor, qeveria gjermane vendosi t’i bashkohet këshillës së ardhur nga Brukseli për zgjatjen e ndalimeve deri më 15 qershor, shkruan DW.

Ja deklarata per shtyp:

Duke filluar që nga dita e shtunë kontrollet në kufi me Austrinë, Zvicrën dhe Francën nuk do të jenë më sistematike, por vetëm rastësore. Ndërsa në kufirin me Luksemburgun nuk do të ketë më kontroll, po ashtu heqja e kontrolleve pritet të ndodhë edhe edhe Danimarkën. Për këtë jemi duke biseduar me qeverinë daneze, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer.

Madje ai sugjeron që rregulli i karantinës dyjavore, siç është deri tani, të hiqet për shtetas që vijnë nga vendet fqinjë.

Me tej serish sipas ministrit gjerman, Gjermania synon të hapë kufijtë gradualisht edhe me vendet e tjera, si fqinje në lindje si Polonia dhe Çekia, por për këtë ende nuk ka ende një dakordim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.