Ke do te shpetoje te parin Berishen, Ramen apo Meten? Pipero jep pergjigjen qe nuk pritej

786
0

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero u përball me një pyetje shumë të vështire në Klanifornia. Atij iu kërkua të thoshte se cilin do te shpetonte mes Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha, nese keta do të paraqiteshin në spital.

Ja nje pjesë nga intervista:

Dua t’ju pyes, nëse do të vinin në spital dhe do i kishit ju në dorë. Pra nëse do të vinin njëkohësisht Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe të treve do t’iu duheshe respirator, e ju të kishit vetëm një, na e thoni hapur këtu, kë do të zgjidhnit?

Pëllumb Pipero: Sali Berishën.

Pse?

Pëllumb Pipero: E kam pas pedagog.

E ça pastaj? Ilir Meta është më i ri mo, këta i kanë bërë vitet.

Pëllumb Pipero: Po a më pyete kë do të zgjidhja?

Po a nuk kanë prioritet më të rinjtë në këtë rast?

Pëllumb Pipero: A më pyetët mua kë do të zgjidhja? Unë nuk jam si ata, jam ky që jam. Unë Berishën do të zgjidhja.

D.m.th. do të lije dy djem të rinj të vdi snin dhe do zgjidhje Berishën, që është më i moshuar se këta?

Pëllumb Pipero: Do t’i jepja mundësinë maksimale Berishës