Mësim online? Kushi: Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë..

112
0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në seancës dëgjimore të thirrur nga opozita  për masat e marra për nisjen e vitit shkollor, ka deklaruar se janë të përgatitur për çdo skenar të rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë. Në vijim të kësaj, Kushi  tha se këtë vit janë duke hartuar një vendim që këtë vit të kenë 500 kuota shtesë për zëvendësimin e mësuesve në rast të skenarit më të keq.

“Ne jemi të përgatitur i kemi të gjitha skenarët megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara.

Vjet 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me covid, karantinë. Ne për ti paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi.

Nga 170 objekte arsimore të përfshira në rindërtim, Kushi tha se kanë përfunduar 68 prej tyre.

“Programi i rindërtimit, shifrat që kam marrë sot në mëngjes. Nga 170 objekte të përfshira në rindërtim 68 e prej tyre kanë përfunduar, 36 nga buxheti i shtetit, ng bashkia kemi 13 objekte arsimore (11 shkolla, 2 kopështe) nga BE kemi 19 objekte arsimore (15 shkolla, 4 kopështe)”, tha ministrja.