Federata mban konferencë të papritur, pritet largimi i trajnerit pas humbje se djeshme

99
0

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka thirrur një konferencë të papritur dhe të pazakontë për media për sot në mesditë, në të cilën pritet ta njoftojë ndarjen me trajnerin Bernard Challandes.

Një ditë pas humbjes tronditëse nga Gjeorgjia, pas të cilës Kosova ra në vendin e fundit në Grupin kualifikuese për Kupën e Botës, FFK-ja ka thirrur konference të papritur për media.

“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.