Pas lekundjes se fundit te dites se sotme me magnitudë 4.3, me epiqendër Vorën, sizmologu Rexhep Koçi thotë se, kjo është lekundje në vazhdën e post lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe nuk ka vend për pa nik.
Sizmologu Koçi theksoi se nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me një tërmet kryesor.
“Magnituda ishte 4.3. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutinës që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka ndonjë vend për tu shqetësuar. Nuk quhet kryesor. Është në vijim të pasgoditjeve që kanë shoqëruar tërmetin e 26 nëntorit”, tha Koçi, për News24.