Lëkundja e fundit, 180 mijë shqiptarë dynden në faqen e EMSC-së. Bllokohet serveri

1386
0

Lëkundja e fundit ka shkaktuar jo pak shqetësim ne vendin. Këtë e tregon edhe fluksi i madh që kanë krijuar në faqen informuese rreth tërmeteve, EMSC.

 Në epokën digjitale tashmë informacionet rreth tërmeteve merren në kohë reale në internet. Një gjë të tillë e ofron edhe EMSC. Por fluksi i klikimeve kanë nxjerrë ‘jashtë loje’ përkohësisht  faqen.

Ka qenë vetë EMSC që ka reaguar për rastin në fjalë dhe ka pranuar se pas lëkundjeve rreth 180 mijë përdorues janë futur për të marrë informacion.

“Po merremi që të rregullojmë problemet. Na vjen keq. Lëkundja e pas tërmetit në Shqipëri ka krijuar probleme. Do bëjmë ç’të jetë e mundur. Kjo tregon se të qenit një organizatë OJF pa fonde të përherëshme bën që shërbimi të jetë i vështirë për t’u 

Një komentues i pyet i çuditur se vërtetë ka qënë Shqipëria ajo që ka shkaktuar një mbingarkesë të sistemit

“Po një pas lëkundje e ndodhur në një vend si Shqipëria që ka 180 mijë përdorues të aplikacionit ‘LastQuake’”, shkruhet në Twitterin e tyre.