Një mesazh në numrin e gabuar ndonjëherë mund të rezultojë fatal për jetën.
I tillë është rasti i një çifti të cilët u martuan pas mesazhit të gabuar të mbërritur në celular.
Mediat britanike shkruajnë se Lina Dahlbeck fillimisht ishte shumë e hutuar kur mori një mesazh nga një numër që ajo nuk e njohu.
Michael Evangelou, burri që i nisi mesazhin i kërkoi falje për gabimin, por më pas ata filluan të bisedonin me njëri – tjetrin. Brenda një kohe të shkurtër ata vendosën të takoheshin dhe si në filma, u martuan tre muaj më vonë.
Lina, 37 vjeç, nga Mordeni, në Londrën jugore, tha: “Nëse dikush do të më thoshte se burrin tim të ardhshëm do ta takoja nga një mesazh i gabuar, kurrë nuk do ta kisha besuar. Njerëzit janë të habitur sa herë që u tregoj atyre se si u takuam”, u shpreh ajo.
Michael u shpreh se kjo është sigurisht një mënyrë e çmendur për të takuar dikë, por tashmë ajo është gruaja që ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës.