Merret vendimi, ja data kur nis mësimi në universitetet shqiptare

572
0

Diten e djeshme Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nënshkroi urdhrin për nisjen e vitit të ri akademik 2020-2021, i cili do të nisë më 2 nëntor.

Aktualisht është duke vijuar faza e dytë e përzgjedhjes së degëve nga ana e maturantëve.

Ky vit i ri akademik do të nisë me vonesë për shkak të pandemisë, e cila bëri që edhe viti i kaluar të mbyllej në kushte aspak normale, ku shumica e studentëve ndoqën online leksionet pas muajit mars.

Me hapjen e shkollave dhe universiteteve qeveria do te kete nje sfide tjeter në një situatë të krijuar nga pandemia, për shkak se të gjitha paralajmërimet e organizatave ndërkombëtare vlerësonin një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus.