Merret vendimi/ Ja data kur hapen kufijtë në Shqipëri

1283
0

Që prej muajit mars vendi yne ka mbyllur kufijtë tokësorë, ato ajrorë dhe detarë, për shkak të pandemise se koronavirusit. Por me sa duket në 18 Maj do të rihapen kufijtë.

Kreu i qeverise, Edi Rama ka konfirmuar me Komitetin e Ekspertëve se më 18 Maj do të rihapet kufiri tokësor dhe ajror. Më herët Rama ka konfirmuar se transporti detar do të qëndrojë i mbyllur.

Më 18 maj ne hapim kufijtë, tokësor dhe ajror. Prandaj Ministria e Shëndetësisë të përgatisë broshura informuese për qytetarët dhe masat që duhet të merren“, – u shpreh Rama.

Ende nuk dihet se cilat pika kufitare do rihapen, apo nga cili shtet do lejohen fluturimet e para me jashtë.