Linda Rei është një ndër personazhet më të komentuar në media. Fillimisht bëri bujë historia e saj ku tregoi hapur transformimin nga mashkull në femër e më pas makeup artistja u bë kryefjala e mediave rozë me deklaratat apo foto e videot provokuese.
Megjithatë publiku është ende kurioz mbi të shkuarën e Lindës dhe si dukej ajo kur ishte djalë. Këtë kuriozitet e ka shkuar vetë Linda e cila sot ka publikuar një foto ku shfaqet me mjekër, vetullat e trasha dhe syze.
Në fakt gjithçka Linda e ka arritur falë përdorimit të makeupit, por në këtë mënyrë ka treguar edhe pamjen e saj si mashkull duke bërë edhe krahasimin mes dy pamjeve: mashkull dhe femër.