Në mëngjesin e sotëm, një zjarrfikëse është parë në studiot e reja të telvizionit “Top Channel”.
Sipas burimeve mesohet se ajo është njoftuar me shpejtësi pasi në studion e “Hell’s Kitchen Albania” ka rënë zjarr.
Konkurrentët kanë qenë duke fjetur kur zjarrfikësit kanë hyrë me vrull, në aksion për të shuar flakët, që ishin shpërndarë në të gjithë ambientet, kryesisht në kuzhinë.
“Top Channel” raporton se u morën masa të menjëhershme që asnjë nga konkurrentët të mos lëndohej dhe për fat të mirë nuk pati asnjë problem për jetën e tyre.
Pasi ka marrë vesh ngjarjen Renato Mekolli ka shkuar urgjent në vendngjarje po mësohet se situata është përmirësuar.