Meloni mbështeti Ukrainën, Putin i mbyll gazin Italisë

173
0

Giorgia Meloni e cila pritet te caktohet kryeministrja e re e Italise, pak ditë më parë shprehu mbështjen e saj për Ukrainën.

I menjëhershëm ka qenë edhe ragimi i Moskës, të cilët pezulluan dërgesat e gazit në Itali.

Gjigandi italian i energjisë ‘Eni’ tha se ata ishin informuar për një problem transporti në Austri, çka nënkuptonte se furnizuesi rus nuk do të ishte në gjendje të dërgonte gaz, të paktën deri të hënën.

Pjesa më e madhe e gazit rus të dërguar në Itali kalon në Ukrainë përmes tubacionit të gazit Trans Austria (TAG), në Tarvisio në Italinë veriore në kufi me Austrinë.

Giorgia Meloni, e cila pritet të bëhet kryeministre e Italisë, pak ditë më parë është shprehur  se Putin “kërcënon sigurinë e të gjithë kontinentit evropian” dhe aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës “nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe politike”.